I mbuluar me trëndafila, arkëmorti i Klajdi Bitrit përcillet drejt Shqipërisë

0

Arkëmorti i Klajdi Bitrit, të riut shqiptar që u vra në Itali, është nisur drejt Shqipërisë pasditen e sotme.

I mbuluar me trëndafila dhe i shoqëruar nga miqtë e të afërm, arkëmorti është përcjellë drejt Shqipërisë nga Porti i Ankonës me traget.

Trupi i pajetë i 23-vjeçari do të përcillet drejt banesës së fundit në Lushnje, aty ku jeton familja e tij.

Shpenzimet e ceremonisë mortore do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes, me vendim të Këshillit Bashkiak.

Klajdi Bitri u vra disa ditë më parë në komunën e Sirolosë në Itali nga një algjerian, i cili e goditi me pushkën e peshkimit. Shtiza i preku organet vitale, zemrën dhe mushkërinë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri banal për lirimin e rrugës.

Klajdi Bitri doli nga makina për të mbrojtur mikun e tij italian por u godit nga algjeriani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu