TIRANË- Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka mbërritur mëngjesin e sotëm në SPAK, ku do të vendoset nëse dosja hetimore e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani do i kalojë organit të Posaçëm të akuzës apo do të vijojë të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.
Takimi u mbajt në kuadër të operacionit ‘kurrë mos harro’, që çoi në firmosjen e 15 urdhërarresteve nga të cilët 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim.
I penduari Artan Tafani ka zberthyer disa ngjarje kriminale, të kryera nga banda e Laert Haxhiut. Mes tyre 6 vrasje, 2 prej të cilave në Greqi. Sakaq ai ka rrëfyer para hetuesve edhe për 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, vjedhje me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.