Çfarë do të marrin bashkitë? Vëmendja më e madhe tek mbrojtja nga zjarri

0

Pushtimi i vendit nga zjarret në muajt që lamë pas, situatë e përsëritur çdo verë, ka rritur vëmendjen e qeverisë në këtë dimension të emergjencave civile për vitin që vjen. Në buxhetin e dedikuar prej 71 miliardë lekë për vitin 2024, mbrojtja nga zjarri do të jetë dhe zëri ku do të investohet  më shumë. Bashkitë do të investojnë në këtë drejtim 1.5 miliardë lekë në dispozicion. Pothuajse sa mbrojtja nga zjarri do të marrë zëri i pagave me 1.48 miliardë lekë. Më pas vjen ujitja e kullimi me 1 miliard lekë. Ndërsa menaxhimin e mbetjeve, rrugët apo dhe arsimi universitar e mbrojtja sociale do të investohet më pak vitin e ardhshëm.“Edhe më këtë rritje mbeten të nënfinancuara në krahasim me barrën e madhe përgjegjësi e mëdha. Bazuar në ligjin 139/2016 bashkitë mbajnë 43 funksione përgjegjësi që për to është e vështirë dhe me këtë buxhet të rritur të përballojnë nevojat e qytetarëve”, thotë Agron Haxhimali, ekspert i Politikave Vendore.

Megjithatë me vitin që po lëmë pas, buxheti në dispozicion i njësive të pushteti vendor rritet me 10.4 për qind. Në totalin e fondit prej 71.2 miliardë lekë, pothuajse gjysma e kësaj shume do të dalë nga buxheti i shtetit në formën e transfertave të pakushtëzuara ndërsa pjesën tjetër bashkitë duhet ta mbledhin vetë.

“Pavarësisht se buxheti është në rritje s’do të thotë që bashkitë duhet të rrinë e ta konsumojnë, bashkitë s’janë konsumatorë, por të sillen si prodhuese, të kenë ekonominë e shkallës, të mbledhin të ardhurat e tyre për të cilat ka shumë vërejtje e pakënaqësi.”

Bashkitë e mëdha pritet të marrin edhe pjesën më të madhe nga torta e buxhetit.

“Historia ka treguar që këto fonde janë ndarë në mënyrë jo të drejtë, referuar interesave të grupeve të ndryshme”.

Këtë vit Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Fieri përfituan më shumë, gati 31 për qind të totalit. Ndërsa pothuajse pa ndryshuar pozicion bashkitë që do të marrin më pak janë Pusteci Libohova, Konispoli, Delvina, Këlcyra etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu