Çfarë duhet të bëni për të zbuluar talentin tuaj të fshehtë

0

“A kam ndonjë talent?”, “Po sikur të mos bëj atë që është e përshtatshme për mua?” – pyetje të këtij lloji përshkojnë mendjet e mijëra njerëzve në të gjithë botën, pavarësisht nga mosha e tyre.

Nëse jeni një prej tyre, mbase është koha të bëni pak pushim dhe të zbuloni se kush jeni në të vërtetë. Mund të tingëllojë e vështirë – dhe është – por mendojeni logjikisht dhe do ta kuptoni se sa më shumë ta shtyni këtë proces, aq më gjatë do të ngecni në të njëjtin cikël dyshimi dhe konfuzioni se ku po shkoni në jetë.

Për t’ju ndihmuar, këtu është një udhëzues hap pas hapi për të zbuluar se ku qëndrojnë talentet tuaja të vërteta.

Hapi 1: Kujtojini të gjitha ëndrrat tuaja

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kujtoni të gjitha ëndrrat e vërteta që keni pasur gjatë gjithë jetës suaj – që në fëmijëri deri në vitet e shkollës dhe gjimnazit dhe së fundmi, si një i rritur. Shkruajini ato.

Hapi 2: Ndani “të keni” dhe “të jeni”

Tani që keni shkruar të gjitha ëndrrat tuaja, duhet t’i ndani ato në dy kategori:

Ëndrrat “Të kesh”: Ato që përfshijnë fitimin e diçkaje që nuk e ke tani.

Ëndrrat “Të jesh”: Ato që përfshijnë marrjen e ndonjë roli të ri në jetë.

Tani shkruani ëndrrat “të jesh” veç e veç – Do të punojmë vetëm me to.

Hapi 3: Çfarë provokoi një reagim tek ju?

A ju kujtohet nëse keni ndjerë ndonjëherë një emocion të madh teksa shikonit dikë që kishte një rol të caktuar në jetë? Dëshironit të ishit (dëshironi të jeni) në vendin e tyre? Nëse po, shkruaji.

Hapi 4: Çfarë ju ka pëlqyer të bënit?

Shënoni çdo aktivitet ose hobi që ju ka pëlqyer të bëni në të kaluarën. Çfarë ju pëlqente të bënit kur ishit fëmijë, adoleshent dhe si i rritur? Çfarë ju pëlqen të bëni tani?

Hapi 5: Çlirohuni nga ato që nuk ju duhen

Shikoni gjithçka që keni shkruar deri më tani. Mendoni mirë për secilën nga ëndrrat tuaja “për të qenë” dhe shikoni se cilat shkaktojnë ende një reagim emocional tek ju – reagimin për të cilin diskutuam në hapin 3. Tani imagjinoni veten në ato role. Çfarë do të bënit në këtë moment nëse do të ishit në atë rol? Si do ndiheshit? Si ndiheni kur e mendoni?

Kushtojini vëmendje sa i fortë është reagimi juaj emocional duke imagjinuar veten në role të ndryshme. Vlerësoni fuqinë e reagimit tuaj për secilin rast, në një shkallë nga 1 në 10.

Hapi 6: Dalja nga më e keqja

Tani përshkruani të gjitha ato ëndrra “të jesh” të cilave u dhatë vlerësimin më të ulët në hapin e mëparshëm. Këto janë ëndrra nga të cilat mund të lejoni të hiqni dorë tani – është e qartë se ato nuk do të thonë më shumë për ju sesa në të kaluarën dhe nuk ju duhen më.

Hapi 7: Gruponi gjërat së bashku

Pra, tani keni një listë të qëllimeve tuaja të vërteta për jetën. Për momentin ato janë të gjitha së bashku në një listë. Shikoni me kujdes listën dhe pyesni veten – cilën nga ëndrrat e mia mund t’i grupoj së bashku? Cilat janë të ndërlidhura ose në thelb janë shumë të ngjashme?

Hapi 8: Emërtoni secilin grup

Shikoni nga afër secilin grup që keni bërë së bashku dhe jepini një emër secilit. Secili emër duhet të thotë diçka për një nga talentet tuaja të lindura që çoi në një numër ëndrrash të ndërlidhura.

Hapi 9: Kërkoni lidhje ndërmjet grupeve

Jeni thuajse drejt fundit! Tani ju vetëm duhet të zbuloni se çfarë është ajo që lidh grupe të ndryshme së bashku. Shkruani emrat e grupeve në një listë. Mendoni se si ekzistenca e një grupi mbështet ekzistencën e një tjetri. Ky ushtrim tregon pothuajse gjithmonë se ka lidhje midis grupeve.

Hapi 10: Kërkoni një rrugëdalje për talentet tuaja

Mendoni dhe më pas shkruani të gjitha mundësitë për të realizuar ëndrrat tuaja në jetën reale. Për cilën fushë të jetës profesionale apo personale po flasim këtu? Çfarë lloj aktivitetesh përfshin? A kanë ndikim ëndrrat dhe talentet tuaja në më shumë se një fushë të veprimtarisë ose profesionit? Sa më shumë ide të krijoni këtu, aq më mirë.

Hapi 11: Përcaktoni qëllimin e jetës tuaj

Pra, tani që keni listën tuaj, vlerësoni secilin skenar në një shkallë nga 1 në 10. Do të jeni më të qartë për atë që doni në jetë. Nëse jo, nuk ka asnjë problem. Rikthejuni hapave të mëparshëm, provoni përsëri. Më e rëndësishmja: Besojini zërit tuaj të brendshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu