Çfarë e bëri të nisë sërish dramën Selena-Justin-Hailey

0

Pas më shumë se një viti, Hailey Bieber “pëlqeu” në Instagram, foton e Selena Gomez në kopertinën e Vogue.

Veprimin, në dukje të parëndësishëm, njerëzit e kanë komentuar në disa mënyra. Pjesa më e madhe mendojnë se Hailey e pëlqeu foton jo pa qëllim në ditën kur hapi dhe kanalin e saj të YouTube. Për të marrë më shumë vëmendje për kanalin.

Të tjerë mendojnë se “Hailey është e fiksuar me Gomez” ose se “të dyja janë thjesht vajza të rritura, që s’kanë pse të mbajnë mëri”.

Tre vjet më parë, Selena Gomez u nda nga Justin Bieber për herë të fundit pas gati një dekade shumë të përfolur. Ai u martua me Hailey Baldwin muaj më vonë. Këto ngjarje e shtynë Selena-n të kërkonte pak kohë vetëm, të shërohej dhe në fund ta mbyllte atë kapitull të jetës së saj publikisht me këngët “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now” në tetor 2019.

Direkt pas publikimit të “Lose You To Love Me”, Hailey mori reagime të ashpra në internet pasi postoi një këngë me titull “Do të të vras”.

Në muajt që kaluan, drama Selena-Hailey-Justin u shua dhe burime për Entertainment thonë se të tre ata janë të lodhur nga kjo “luftë”, që në shumicën e rasteve e krijojnë vetë ndjekësit në internet dhe jo ata.

Burimi: Elle

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu