Çfarë ndikon në refuzimin e Hailey Bieber për të pozuar nudo

0

Hailey Bieber është një modele tepër simpatike e cila ka arritur të fitojë famë ndërkombëtare. Ajo është e martuar me këngëtarin Justin Bieber dhe dyshja shpeshherë bën dalje publike.

Së fundmi, modelja 24-vjeçare foli për besimin e saj fetar në një bisedë me aktoren Yvonne Orji. Ajo është e krishterë dhe ka treguar rreth kufizimeve që të vendos feja në disa veprime. Ndërkohë, në lidhje me shfaqen e aktorëve nudo në skena erotike ajo u shpreh si më poshtë.

“Ti je një aktore. Ti je në këtë shfaqe ku je duke bërë disa skena erotike, dhe ndërkohë besimtarët e krishterë të shohin dhe me siguri thonë: “Oh ti nuk je një besimtare e vërtetë, sepse ti bën skena erotike dhe shfaqesh kështu.”

Gjithashtu, modelja bëri paralelizimin edhe me profesionin e saj, dhe fotot provokuese që ajo bën.

“E njejta gjë edhe për punën time. Mua më duhet të shfaq lëkurën time, ose të fotografohem me bikini dhe njerëzit mendojnë: “Në fakt, ky nuk është një përfaqësim i denjë sepse ti nuk je modeste dhe kjo s’është në rregull.”

Gjatë gjithë bisedës, Hailey diskutoi mbi kompromiset që ka bërë falë besimit kristian dhe tregoi se ndihet vërtet mirë me këtë vendim.

“Marrëdhënia jote me Zotin nuk do të jetë e njejtë me marrëdhënien time me të, dhe s’do jetë e njejtë me marrëdhënien e askujt në këtë dhomë. Ne të gjithë kemi marrëdhënie dhe mënyra të ndryshme në lidhjen tonë me Jezusin dhe Biblën.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu