Përgatitja e maskave në shtëpi, këto janë përbërësit më të dëmshëm për fytyrën tuaj

0

Verifikoni gjithnjë në burime të sigurta atë që shihni shkarazi në internet. Shpeshherë, dëshira për të patur fytyrë të pastër shpejt, na çon në ca gabime trashanike për lëkurën. Mos aplikoni kurrë këto “produkte”:

1. Sheqeri

Me siguri, keni përgatitur të paktën një herë, një scrub (eskfoliues) me sheqer për fytyrën. Mundohuni të mos e bëni, ose të paktën ta fërkoni shumë lehtë fytyrën nëse e aplikoni. Sheqeri përbën një eksfoliant më të fortë seç duhet për lëkurën tuaj dhe mund ta gërvishtë atë, duke sjellë një acarim të lëkurës në përiudhë afatgjatë.

2. Limoni

Të gjithë e dimë ç’duhet të bëjmë kur jeta na jep limonë – Limonadë! Pra, jo maska fytyre. Ajo që nuk duhet të bëni asnjëherë, është të fërkoni limonin në fytyrën tuaj. Ky frut ka shumë përfitime për trupin tonë, por aplikimi i tij në lëkurë nuk ju sjell asnjë të mirë. Limonët përmbajnë një kimikat të quajtur psoralen, i cili mund ta bëjë lëkurën tuaj të ndjeshme ndaj dritës. Nëse dilni jashtë direkt pas aplikimit të limonit, mund t’ju acarohet apo edhe t’ju djegë lëkura. Në fakt, nësë dilni pasi të keni vendosur çfarëdolloj agrumi në fytyrë, mund të merrni një djegie kimike të quajtur fitofotodermatiti. Për efekt zbardhues sugjerohet të përdorni feta patateje ose domateje.

3. Pastë dhëmbësh

Shumë prej jush mund të kenë aplikuar pastë dhëmbësh për heqjen e rrrathëve të zinj ose pikave të zeza, por një gjë e tillë nuk rekomandohet aspak. Në fakt, aknet dhe puçrrat tuaja mund të duken edhe më të kuqe pas këtij aplikimi, ndërsa efekti zbardhues i pikave të zeza është vetëm di?ka momentale, pa asnjë efekt të mirëfilltë. Prandaj, tani e tutje përdoreni pastën e dhëmbëve vetëm për dhëmbët tuaj, aty ku supozohet të përdoret!

4. Sodë buke

Soda e bukës është një nga përbërësit më të gjithanshëm në kuzhinë. Por vetëm aty! Ajo ka një natyrë alkaline, prandaj edhe aplikimi i saj në fytyrë mund të zvogëlojë pH-in e lëkurës suaj, duke e bërë atë të thatë. Balanci natyral i pH-it në lëkurën tonë ka barrierat e tij që e mbrojnë atë nga bakteret. Nëse ju ndikoni në këtë balancë pa konsultimin e një profesionisti, do të jetë e vështirë që të ruhet pH-i natyral i fytyrës dhe si pasojë do sjellë acarim të saj.

5. Vaj kokosi

Kjo vlen veçanërisht për njerëzit me lëkurë të yndyrshme. Vaji i arrës së kokosit është viskoz, prandaj dhe lëkura në fytyrën tonë kërkon kohë për ta përthithur atë. Kjo bën që vaji të bllokojë poret (të cilat tek njerëzit me lëkurë të yndyrshme janë zakonisht të mëdhaja), duke çuar në akne dhe acarim të lëkurës. Nëse jeni mësuar më përdorimin e vajit, mund të përdorni vaj ulliri, por vetëm disa pika vaji në një copë pambuku për ta aplikuar butësisht në fytyrën tuaj. Kjo nuk sugjerohet për lëkurat e yndyrshme.

6. Ujë shumë i nxehtë

Pastrimi i fytyrës me avull (nëse bëhet ng profesionistë) mund të jetë i mirë për lëkurën tuaj, por ky proces nuk mund të zëvëndësohet me ujë të nxehtë, pasi kjo mund të çojë në humbjen e lagështirës nga shtresa e jashtme e lëkurës, duke e bërë atë më të thatë seç duhet.

7.  Majonezë

Majoneza shkon me hamburgerë apo toast dhe është një produkt i mirë edhe për floket, prandaj vazhdoni ta përdorni vetëm për këto qëllime. Nëse e përdorni në fytyrë, ajo do të ndalojë lëkurën tuaj së marri frymë dhe do të bllokojë poret në fytyrën tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu