Çfarë ndodhi mbrëmë me Instagram-in që njerëzit u ankuan aq shumë

0

Mbrëmja e djeshme u kthye në “mbrëmjen e problemeve” e këtu nuk po flasim për shqetësimet e njerëzve për jetën e tyre, por për Instagramin.

Një njoftim që limitonte aktivitetin në rrjetin social iu shfaq pothuajse të gjithë përdoruesve.

Shqetësimi u përhap gjithandej, edhe pse askush nuk po e kuptonte pse po ndodhte kjo gjë bezdisëse.

Instagram nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare. Me shumë gjasa kjo platformë ka patur probleme të zakonshme teknike, ashtu si Snapchat-i pak ditë më parë.

Problemi konsistonte në pengimin e shikimit të Story-it apo profilit të vetë përdoruesve. Disa të tjerë u shprehën se iu dilte një ekran i bardhë.

Në njoftim shkruhej:

“Ne limitojnë sa shpesh ju mund të bëni disa gjëra të caktuara në Instagram për të mbrojtur komunitetin tonë. Na thoni nëse mendoni se kemi bërë gabim.”

Nëse ky njoftim shfaqet sërish, atëherë reduktoni personat që ndiqni apo pëlqimet që jepni në poste të caktuara.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu