Çfarë ndodhi në Shkodër? 28-vjecari mbërrin në spital i plagosur me armë zjarri, dyshohet se…

0

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Malësi të Madhe, ku një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Mësohet se i riu është dërguar në spital nga vëllai i tij, me plagë të shkaktuar me pushkë në këmbë. I riu është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër rreth orës 09:20 dhe mësohet se do të dërgohet drejt Traumës. Policia po heton rrethanat e ngjarjes, teksa mësohet se ai ka deklaruar që është plagosur vetë.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.

Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu