Çfarë po ndodh? 1 mijë qytetarë shqiptarë kthehen nga Britania

0

Shqipëria dhe Britania kanë intensifikuar punën për nalinim e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejt Anglisë.

Në një njoftim për mediat, Ambasada britanike në Shqipëri, thekson se prej momentit të nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve, janë kthyer mbrapsh 1 mijë qytetarë shqiptarë.

Deklaratë:

Në vijim të Komunikatës të Përbashkët Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar për të adresuar emigracionin e paligjshëm, agjencitë ligjzbatuese në të dy vendet kanë intensifikuar punën, vecanërisht sa i takon kalimit të barkave të vogla në kanalin anglez.

Autoritetet britanike dhe shqiptare kanë punuar së bashku për të parandualuar hyrjen dhe qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga nënshkrimi i komunikatës, shifrat e reja tregojnë se mbi 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri.

Këto të dhëna përfshijnë shtetas që nuk mund të marrin azil, shkelës të ligjit si dhe dhe ata që janë kthyer vullnetarisht prej nënshkrimit të Komunikatës së Përbashkët më 13 dhjetor deri në javën e parë të muajit Prill.

Ju lutem gjeni respektivisht linkun e Njoftimit të përbashkët të publikuar nga Home Office Milestone reached in UK-Albania agreement on illegal migration – GOV.UK (ëëë.gov.uk) dhe Policia e Shtetit Parandalimi i migracionit të paligjshëm, prioritet i punës së Policisë së Shtetit – Policia e Shtetit (asp.gov.al)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu