Në Maqedoninë e Veriut, situata e koronavirusit është përkeqësuar ndjeshëm, pasi 24 orët e fundit është regjistruar bilanc dramatik viktimash.
Autoritetet njoftuan se 50 persona nuk e fituan dot betejën me Covid-19, me numrin total të vdekjeve tashmë që është rritur në 3860.
Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1320 infeksione të reja nga 4174 testime të kryera. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 580 raste të reja, e ndjekur nga Manastiri me 113.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 132 mijë, kurse i rasteve aktive në 20,683.