Makina përplas dy policë, humb jetën një prej tyre

0

Një oficer policie ka ndërruar jetë pasi një person përplasi automjetin e tij në një barrikadë sigurie jashtë Kapitolit në SHBA. Incidenti ndodhi rreth orës 13:00 me orën lokale ndërsa makina që përplasi barrierën në Capitol Hill la të plagosur dy policët.

Shoferi doli nga makina me thikë në dorë, por u qëllua nga oficerët në vendngjarje. Si i dyshuari ashtu edhe dy oficerët e policisë u dërguan në spital. Por një nga policët nuk mundi të mbijetonte.

Në një konferencë për mediat, Shefja e Përkohshëm i Policisë së Kapitolit Yogananda Pittman u shpreh: “E pikëlluar ju njoftoj se një nga oficerët tanë u është nënshtruar plagëve. Oficeri tjetër është në gjendje të rëndë.”

Nga informacionet paraprake, nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu