Çfarë u diskutua në takimin e Celibashit me Yuri Kim dhe Soreca-n

0

Komisioneri i Përgjithshëm i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një  takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe atë të BE, Luigi Soreca.

Ai tha se KQZ ka marrë të gjitha masat e duhura për përgatitjen e procesit zgjedhor të 25 prillit dhe se e gjitha shkon në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

”Të cilësisë së përgatitjes së këtij procesi nga ana e KQZ-së. Trajtuam aspektet përgatitore dhe për të parë cilësinë e përgatitjeve dhe çfarë KQZ ka bërë me këtë proces dhe shkon në interes të popullit shqiptar.”, u shpreh Celibashi.

“Kemi ardhur për të diskutuar me Celibashin për përgatitjet e zgjedhjeve. Pikërisht komisioneri më tregoi situatën deri më tani dhe aspektet e ndryshme për zgjedhjet si dhe na tregoi për votimin elektronik. Edukimi ka qënë në mënyrë shumë të mirë dhe përgëzojmë komisionerin dhe zyrën e tij dhe i kemi dhënë mbështetjen tonë dhe besojmë që edukimi i zgjedhësve është tepër e rëndësishme.

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre sepse e ardhmja është në dorën e tyre dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Europa po i vëzhgon nga afër të gjitha çfarë po ndodh në 60 bashkitë e vendit sepse është e rëndësishme për BE pasi Shqipëria është vend kandidat dhe jemi duke e marrë në konsideratë lançimin e konferencës ndërkombëtare.

Duke marrë shkasë nga ngjarja e djeshme, ju bëj thirrje të gjithë partive që të evitojnë dhunën, të vetëpërmbahen të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe është e rëndësishme të bëhet gjithçka e drejtë në ditën e dielë. Ti vendos!”, u shpreh Soreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu