Çfarë vendimi u mor sot në gjyqin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit?

0

Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në 21 prill të vitit të kaluar.

Sot proçesi vijoi të zhvillohet në Elbasan pasi Gjykata e Lartë më herët vendosi se ky proçes nuk do të transferohej në asnjë qytet tjetër.

Gjykata e Lartë me këtë vendim, rrëzoi kërkesën e transferimit që ishte bërë nga i pandehuri kryesor i asaj vrasjeje, Arbër Paplekaj, dhe pranoi konkretisht të gjitha arsyet e deklaruara nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson të drejtat e të afërmve të viktimës Pjerin Xhuvani.

Tahiraj-Ne vleresim te kerkeses te paraqitur nga dy trashegimtaret e tjere te viktimes Pjerin Xhuvani per te marre pjese ne kete proces gjykata vleresoi te drejte parashtrimin e av. Rezarta Tahiraj per ti dhene kohe per te paraqitur Deshmine e trashegimise se familjes Xhuvani per ne 27 Dhjetor 2022 per te garantuar vijimin e seancave gjyqesore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu