Chelsea përgatitet për ‘revolucion’,7 lojtarë në listën e largimeve, mes tyre edhe Broja

0

Skuadra e Chelsea-s po planifikon të largojë shtatë lojtarë nga klubi pasi trajneri Mauricio Pochettino po bën përpjekje për ta transformuar klubin konkurrent serioz për titullin e Premier Ligës.

Pas humbjes ndaj Evertonit në “Goodison Park”, Chelsea pësoi kështu humbjen e shtatë brenda 16 ndehsjeve të luajtura në Premier Ligë, duke u renditur në pozitën e 12-të. Kjo ka sjellë reagime të ashpra tek tifozët të cilët kërkojnë me çdo kusht që skuadra e tyre të shfaqë shenja përmirësimi.

Emra si Noni Madueke, Trevoh Chalobah, Armando Broja, Marc Cucurella, Axel Disasi, Ian Maatsen dhe Malo Gusto janë në mesin e lojtarëve që po thuhet se do të jenë në dispozicion për shitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu