Chiara Ferragni kthehet tek dashuritë e saj/Mos e humbisni takimin e Leos me motrën e vogël

0

Chiara Ferragni dhe Fedez u bënë prindër për herë të dytë në datë 23 mars. Çifti ndanë menjëherë foto të vogëlushes pas lindjes dhe menjëherë zbuluan edhe emrin e saj të veçantë.

23 mars 2021. Vittoria jonë”, shkruan Chiara dhe Fedez në postimet e tyre në rrjete sociale.

Këto dy ditë Chiara dhe e vogla kanë qëndruar në spital dhe sot mbërritën për herë të parë në shtëpi. Çifti mezi po prisnin të shihnin takimin e Leos me Vittoria-n dhe sot e ndanë menjëherë këtë moment me ndjekësit e tyre.

Fedez ka publikuar në Instagram një video, në të cilën Leo shihet pranë motrës dhe i dhuron një puthje tek dora. Ai i flet me zë të ulët dhe takimi i tyre i parë ka qenë shumë i ëmbël. Më pas në një tjetër video, Leo shfaqet me një arush Sonic në dorë dhe thotë se do ja dhurojë motrës së vogël.

Ata kanë postuar edhe foton e parë si familje, ku Leo shihet i ulur përkrah Fedez dhe e vogla me mami Chiara-n. Kujtojmë se Leo është 3 vjeç dhe vetëm pak ditë më parë festoi në shtëpi ditëlindjen e tij me dy prindërit e njerëzit e afërt të familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu