Çift i rrallë në Fier! Plaku tjerr lesh, plaka në internet, Azizi: Dua të vdesim në një ditë

0

TIRANË– “Piranjat” në Abc të drejtuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, prezantuan një histori të pazakontë dashurie të burrit ndaj gruas, por dhe ndaj tezgjahut dhe celularit. Ledjona Xheladinaj, “Piranja” e historive të veçanta udhëtoi këtë herë drejt Darëzezës së Fierit, për të na sjellë një superhistori dashurie 51 vjeçare, të Azizit dhe Esmasë.

Aq shumë e do Azizi, Esmanë, sa edhe ditën e vdekjes e do në një ditë me të. Por Azizi ka edhe një tjetër dashuri të madhe, e cila është edhe më e gjatë në vite se ajo me Esmanë, plot 71. Dashurinë për “leshin” me të cilin end qilima. Ajo që e bën edhe më “funy” këtë reportazh është momenti kur Azizi tjerr lesh, Esmaja lundron e qetë në internetit. /Abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu