Çifti i njohur kthen dhëmbët e pjekurisë në varse,në shenjë dashurie

0

Brooklyn Beckham dhe aktorja Nicola Peltz nuk po e shprehin dashurinë vetëm me unazat e martesës, si simbole të pavdekshme. Më 26 mars, Peltz ndau një foto në story-t e Instagram, duke zbuluar dhuratën e fundit që ajo i dha bashkëshortit të ardhshëm: Dhëmbët e tyre të pjekurisë, veshur me flori.

“I shndërrova dhëmbët tanë të pjekurisë në varëse. Brooklyn Beckham, je shoku im i ngushtë.”

Ndërsa, Beckham e falenderoi duke i thënë se “është personi më me fat në planet”.

“Të dua si i çmendur.”

Çifti bëri publike lidhjen rreth 6 muaj përpara se të njoftonte fejesën.

“Dy javë më parë i kërkova shoqes së shpirtit tim që të martohej me mua dhe ajo më tha po”, shkroi Brooklyn më 11 korrik. “Jam njeriu më me fat në botë. Premtoj të jem bashkëshorti më i mirë dhe babai më i mirë, një ditë. Të dua!”

Nicola Peltze e quajti veten “vajza më me fat në botë”.

 

Burimi : Anabel

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu