Detyra të rëndësishme për çiftin ‘Xhina’ në Elbasan.
Ish deputetja dhe këshilltarja e Ministrit të Drejtësisë, Elena Xhina, merr një pozicion të rëndësishëm në Avokaturën e Shtetit.
Ndërkohë bashkëshorti i saj, Arben Xhina, nga Drejtor i Paraburgimit në Elbasan, emërohet Drejtor i Burgut të Drenovës në Korçë.
Të dy kanë një karrierë të gjatë në administratën e Shtetit duke mbajtur pozicione të rëndësihme dhe duke kryer me ndershmëri e profesionalizëm detyrat.
Znj.Elena Xhina ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë për PS. Më pas ajo ka mbajtur pozicionin e Këshilltares së Ministrit të Drejtësisë që nga muaji shtator 2021. Prej dhjetorit 2017 ka qenë Deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Prej 10 vitesh ka ushtuar profesionin e Avokates pranë Dhomës së Avokatisë Elbasan dhe në periudhën 2015-2017 ka ushtruar detyrën e nën – kryetares së Qarkut Elbasan. Prej gati 16 vitesh jep mësim në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, si pedagoge e jashtme, lektore e lëndëve të së drejtës. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në vitin 2001, me titullin “Juriste”. Më pas ka marrë titullin Avokat dhe atë të Ndërmjetësit. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Doktor Shkencash”. Ka një karrierë të pasur në fushën e jurisprudencës, si dhe në fushën akademike. Është autore e një sërë punimesh shkencore, autore e disa librave dhe ka marrë pjesë vazhdimisht në konferenca shkencore, trajnime me fokus të drejtën.
Bashkëshorti Arben Xhina, gjithashtu ka mbajtur pozicione të ndryshme në administratën lokale.