Cikalleshi:Nëse më vjen ofertë nga ekipet e kampionateve të mëdha, do e pranoja

0

Kombëtarja është grumbulluar në Barcelonë para ndeshjes së parë të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm. Në konferencë për mediat sot doli sulmuesi Sokol Cikalleshi. Ai foli për ndeshjen e nesërme dhe objektivin e kombëtares në këtë fushatë.

“Objektivi ynë i radhës, është si në aspektin personal dhe për ekipin, që ta nisim me këmbën e parë. Objektivi është të marrim një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Është një ndeshje që duhet të vlerësohet shumë. Është një ekip më i dobët se ne, por nga historia, kemi pasur shumë situata që kemi pasur vështirësi. Jemi të fokusuar për të marrë fitoren.

Objektivi? Ne do të synojmë maksimumin, por duke parë Anglinë, ajo që na mbetet ne është që të shfaqim gjithçka në fushë. Nëse kualiteti i Anglisë vendos ndeshjen, ne na mbetet vetëm të provojmë, por duke vënë shpirtin në fushë, mund të arrijmë diçka pozitive. Ekipi është shumë mirë.

Lojtarët janë duke luajtur me ekipet e tyre, është një sezon shumë i ngjeshur, por nuk e ndjejmë veten të lodhur. Andorra? Nëse e nënvlerësojmë, atëherë do të ishte një gabim i madh. Nuk do futemi në fushë për të shënuar , por të fitojmë ndeshjen. Jemi përballë një sfide, që duhet të jemi të gatshëm për ta përballuar. Çdo hap përpara, që mund të arrijmë, duhet përgëzuar.

Ne do të provojmë gjithçka për 2 vendet e para, por edhe po të lëmë pas Hungarinë do jetë gjithashtu një hap i rëndësishëm. Ajo që unë dua, është se pavarësisht kundërshtarit, të shfaqim të gjitha cilësitë. Nëse e bëjmë këtë, në çdo pozicion të jemi, të jemi të qetë se kemi dhënë maksimumin. Nëse do kishim fituar në Turqi, mund të ndryshonte fati për kualifikim në Europian.

Në fund të edicionit kemi dhënë gjithçka. E ardhmja? Unë ndihem shumë mirë në Turqi, u bënë 6-7 vite aty. Kisha një rënie, por u riktheva në elitë. Synimet e mia janë gjithmonë më lart. Nëse më vjen ofertë nga ekipet e kampionateve të mëdha, do e pranoja, por unë jam i lumtur me këtë që kam arritur. Disa gjëra janë me moshë”, përfundoi sulmuesi i Konyaspor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu