Ndërron jetë disa orë pas mbylljes së votimeve kandidati për president

0

Kandidati për President në Kongo, Guy-Brice Parfait Kolélas ka ndërruar jetë nga COVID-19 disa orë pasi ishin mbyllur votimet në vendin e tij.

Ai ishte kandidat për President nga opozita, ndërkohë që po dërgohej në Francë për kurim por nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Mesazhin e fundit 61-vjeçari ia drejtoi qytetarëve duke hequr maskën e oksigjenit për t’i thënë atyre se po vdiste.

Gjithsesi ai i bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votonin në zgjedhje dhe ta bënin krenar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu