Shoferja humbet kontrollin e mjetit, aksidenton 6-vjeçarin në trotuar

0

Një aksident i rëndë është regjsitruar pak më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë ku një makinë tip Opel është ngjitur në trotuar duke përplasur rëndë një grua dhe një fëmijë të vogël.

Mësohet se shoferja është një 55 vjeçare emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ndërkohë, fëmija është rreth 6 vjeç dhe ka qenë në trotuar së bashku me nënën e tij.

I mituri ka përfunduar ngjitur me shtyllën teksa kalimtarët e rastit kanë shtyrë me forcë makinën për të shpëtuar 6-vje♪5arin.

Deri më tani mësohet se i vogli ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet gjendja e tij aktuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu