Cila është pasuria e deklaruar e Presidentes së re të Kosovës?

0

Vjosa Osmani Sadriu u zgjodh Presidentja e re e Kosovës mbrëmjen e djeshme me 71 vota pro.

Por cila është pasuria e deklaruar e Osmanit? Në seksionin e “Pasurisë së Paluajtshme”, znj. Osmani Sadriu ka deklaruar tetë lloje të pasurisë së paluajtshme me vlerën e përgjithshme 552 mijë e 500 euro.

Ajo ka deklaruar dy banesa, njëra prej të cilave është e papërfunduar, dhe njëra prej të cilave është e bashkëshortit të saj.

Po ashtu, ajo ka deklaruar edhe dy shtëpi, të cilat i përkasin bashkëshortit të saj. Vlera e këtyre dy shtëpive të blera me “kursime dhe kredi” është 300 mijë euro.

Janë deklaruar po ashtu edhe dy garazhe, njëri prej të cilëve i përket bashkëshortit dhe tjetri Osmani-Sadriut.

Më tej, janë paraqitur edhe 10 hektarë tokë, njëra prej të cilave i përket Osmani-Sadriut dhe tjetra bashkëshortit të saj.

Në seksionin e pasurisë së luajtshme, ajo ka deklaruar vetëm një veturë të bashkëshortit me vlerë 7 mijë euro.

Ajo del se është aksionare edhe në kompaninë “First Legal Solutions”, ku ka 20 për qind të aksioneve.

Si para të gatshme, Osmani-Sadriu ka rreth 12 mijë e 400 euro, ndërsa burri i saj ka rreth 10 mijë.

Sa i përket seksionit të detyrimeve financiare, ajo ka deklaruar një borxh prej 115 mijë e 300 eurove në Lagjen Marigona Hill. Por, edhe 10 mijë euro borxh për një parcelë tokë në Lagjen e Gjelbër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu