COVID19 në Kosovë / 512 raste të reja dhe 11 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

0

Gjate 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 512 raste të reja dhe kanë humbur jetën 11 persona.

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nga 4.718  testime të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 512 raste pozitive.

11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv janë konfirmuar Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Sipas të njëjtit raport, numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste nga 447.840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.926 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu