Cilat janë dy gratë e PS në garë për postin e Kryetares së Parlamentit?

0

Kryeministri Rama në darken e shtruar në pallatin e brigadave tha se se Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin, do të vijojnë që të konfirmohen në detyrë mandatin e tretë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me deputetët e rinj dhë të vjetër ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

“Të dy Taulant Balla dhe Elisa Spiropali konfirmohen në detyrë dhe ne do ta kemi të plotë mbështetjen tonë për ta”- tha Rama.

Tashmë lufta e madhe është për karrigen e kryetarit të parlamentit, i cili pas largimit të Gramoz Ruçit nga politika është i mbetur bosh.

Në korridoret e parties Socialiste flitet se kryetarja e re e parlamentit do të jetë një grua. Brime për Gazetën Shqip thanë se lufta e madhe po bëhet midis dy ish-ministreve Lindita Nikollës dhe Mirela Kumbaros.

Kjo vjen pasi vetë kryeministri Rama në kabinetin e tij qeveritar ka më shumë gra se burra, Rama ka pohuar se më mirë punon me gra se me burra. Duket se edhe kryetarja e parlamentit do jetë preference e Ramës, ende nuk e dime se kë ka më qejf kryeministri dhe që do jetë liderja e dytë femër në krye të kuvendit pas Jozefina Topallit.

Kujtojmë se Lindita Nikolla ka qenë Ministre e Arsimit në qeverin Rama 1 dhe u shkarkua pas protestëve të studentëve. Ndërsa Mirela Kumbaro ka qenë ministre e Kulturës edhe kjo e fundit u largua pas debatit për çshtjen e teatrit.

Biografia e dy politikanëve të cilat kandidojnë për postin e kryetares së parlametit:

Mirela Kumbaro

Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Ajo është e martuar me z. Aleksandër Furxhi dhe është nënë e dy fëmijëve, Sarës dhe Tomit. Ajo mban titullin “Profesore e Asociuar”, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sor­bonne – Nouvelle, në Paris, Francë.

Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988. Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjen nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kon­tribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale. Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndër­kombëtare për projekte ndërkulturore dhe për pro­grame kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombëtare si Bashkimi Europian, Or­ganizata Ndërkombëtare e Frankofonisë. Ajo zotëron shumë mirë frëngjishten dhe italishten, si dhe mjaftueshëm anglishten.

Lindita Nikolla

Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 Tetor 1965. Ajo është e martuar me Z. Ligor Nikolla dhe ka një vajzë që quhet Livia. Znj. Nikolla, në korrik 2010 ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv, pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës. Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003. Gjatë viteve 2003–2006 është zgjedhur si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007-2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë. Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës.

Nga shtatori i vitit 2007, znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në vitin 2006 ka përfunduar Akademinë për Udhëheqësi dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në qershor të vitit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Znj. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifikimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në vendimmarrje. Znj. Nikolla zotëron gjuhën angleze dhe njeh gjuhën frënge e atë italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu