“Trendi” më i ri në Shqipëri, krushqit kërcejnë në mes të rrugës

0

Duket se gëzimi që u përcjell ceremonia martesore shqiptarët duan ta demostrojnë në mes të rrugës duke bllokuar trafikun.

Pas rastit të Laçit, ku krushqit bllokuan autostradën për të kërcyer, tashmë dasmorët në Fushë-Krujë po bëjnë të njëjtën gjë.

Në një video të publikuar nga “JOQ” shihet një grua e cila ka dalë nga makina dhe kërcën. Pas saj vijnë dhe personat e tjerë që e shoqërojnë e më pas kërcejnë.

Kjo sipas personit që ka publikuar videon ka ndodhur kur semafori ishte i kuq dhe ndaj policia nuk duhet të marrë masa për gjobitjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu