Cilët janë ‘kokat’ që furnizonin me kokainë grupit kriminal/ Zbardhen detaje nga rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë, sot ranë në pranga 20 persona

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë.

Pesë kokat, të cilët furnizonin me drogë grupin janë Envis Gorenllari, Fatjon Çiçi, Eneo Sulejmanaj, Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni.

Mësohet se ata kanë rënë në pranga më parë në dy aksione të ndryshme policore.

Sot ranë 20 anëtarë të tjerë të grupit që vepronte afër shkollave dhe në lokale dhe shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis tek të rinjtë.

Sipas policisë, 10 të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari janë ende në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu