Cili është plani juaj për sot? Njihuni me parashikimin e motit

0

Deri në orët e pasdites parashikohet që Shqipëria të jetë në ndikimin e motit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në lindore ndërsa momente të shkurtra me pika shiu rrezikon skaji juglindor. Sipas MeteoAlb, orët e vona të mbrëmjes sjellin largim të vranësirave nga vendi jonë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 Ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Qëndore dhe ajo Veriore do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm vijojnë brigjet e Detit të Zi. Ndërsa moti i kthjellët dhe me diell do të dominojë në Vendet e Ballkanit Perëndimor, Europën Lindore dhe Gadishullin Iberik.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta mbizotërojnë kushtet atmosferike në republikën e Kosovës deri pak pas mesditës. Parashikohet që kushtet e motit të vijojnë po njësoj edhe pasdites dhe natës.

Maqedonia e Veriut

Paraditja vijon në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta në republikën e MV. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale dhe shira afatshkurtër në zona të izoluara. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin largim të vranësirave dhe reshjeve nga MV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu