Sali Berisha gati të marrë drejtimin e PD-së: Do bëjmë referendum, partinë do e drejtojë kush të marrë votat e anëtarëve

0

Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Partinë Demokratike do ta drejtojë ai që merr votat e anëtarëve, dhe kjo gjë do të bëhet me referendum.

Ky paralajmerim vjen pasi Lulzim Basha e perjashtoi nga grupi i PD-se derisa te sqaroje ceshtjen e shpalljes non-grata nga DASH.

Ish-kryedemokrati theksoi edhe njehere tjeter mbremjen e sotme se do te marre pjese ne mbledhjen e grupit parlamentar sa here qe te doje.

Pjesë nga biseda në Opinion:

Lulzim Basha me vendimin e tij personal pa pyetur njeri i ka bërë PD-së shkelmimin më të egër. PD duhet të vendoset në piedestal ku e meriton. Do bëhet referendum. Dhe partia do të drejtohet nga personi që e zgjedhin demokratët.

Absolutisht nuk jam i përjashtuar, sepse votimi i Lulzim Bashës është nul. Dinjiteti njerëzor është dinjitet njerëzor. Kryelufta zhvilohet me Edi Ramën, ndërsa kjo do të jetë beteje me procese normale statusore brenda PD-së, për të vendosur kushtetueshëmrinë. Një forcë politike që nuk zbaton ligjet e veta nuk zbaton ligjet e shtetit.

Do shkosh në mbledhjet e grupit të PD-së? Kur të më teket. Unë jam anëtar i atij grupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu