“Çmendet” 34-vjeçari në Vaun e Dejës, dhunon prindërit dhe shkatërron orenditë shtëpiake, i gjendet kanabis me vete

0

Një 34-vjeçar është arrestuar ne Vaun e Dejës pasi dhunoi prindërit e tij si edhe dëmtoi orenditë shtëpiake.

Në pranga përfundoi N.P, të cilit iu gjet edhe një sasi kanabisi gjatë kontrollit të policisë.

Njoftimi i policise:

Vau i Dejës/Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu