“Çmendet” 50-vjeçari, dhunon nusen e djalit

0

Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në fshatin Alarup të Pogradecit.

Mësohet se ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi B. M., 50 vjeç, banues në fshatin Alarup, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij, shtetases R. M., 29 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu