Vritet një burrë dhe një vajzë 17-vjeçare në qytetin shqiptar

0

Një vrásje e dyfishtë ka ndodhur së fundi në Pejë, ku si pasojë e të shtënave me ármë, kanë mbetur të vdèkur një burrë dhe një vajzë e re.

Dyshimet janë se 58-vjeçari ka vrarë një 17 vjeçare e më pas është vetëvrarë, ndërkohë që të dy ishin komshinj mes tyre raportojnë mediat kosovare.

“Janë kojshi, burri është 58 vjeçar ndërkaq víktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Pejë, ka treguar se trupat e pajetë janë dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokurori i Departamentit të Kr.meve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër tëë prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe árma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrásja e më pas vetëvrásja”, ka thënë Nikçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu