Çmendet futbollisti brazilian, shihni ndërhyrjen “horror” si në karate. Video e pabesueshme

0

Gabriel Jesus ka kërkuar falje pas një momenti çmendurie në fitoren kundër Kilit në Kupën e Amerikës. Sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje horror kundër Eugenio Menas në të ’48, ndërsa Brazili po kryesonte 1-0.

Lojtari i Manchester City-t kërceu në ajër dhe i nguli këpucën në trup kundërshtarit, pak centimetra poshtë fytyrës. Tani ai do të mungojë në gjysmëfinalen e turneut kundër Perusë, por do të jetë i gatshëm për finalen, nëse Brazili kualifikohet.

“Fatkeqësisht bëra një gabim të cilin skuadra e vuajti, por ky grup tregoi edhe një herë forcën e tij”, shkroi Jesus në rrjetet sociale. “U kërkoj falje shokëve të skuadrës. Jam i lehtësuar që Mena është mirë, fola me të dhe nuk ka ndërlikime”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu