Gjatë mbrëmjes së sotme kryeqyteti është përfshirë nga reshje intensive shiu.
Muaji korrik ka nisur me mot të paqendrueshëm, me vranësira të cilat pritet të vazhdojnë edhe nesër, shoqëruar me shi.
Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Më pas moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.