Çmenduri/ Shqiptari godet me thikë disa herë gruan dhe më pas plagos veten

0

Një shqiptar ishte përpjekur të vriste gruan e tij 45-vjeçare me thikë në Keracini të Greqisë. Sipas mediave greke, gjithçka filloi kur policia u informua nga fqinjët e gruas fatkeqe që burri i saj u hodh nga një dritare brenda shtëpisë ku ajo punonte si sanitare dhe e sulmoi atë me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në qafë dhe krahë. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë urgjenca dhe një ekip policie, të cilët dhanë ndihmën e parë.

Nga disa dokumente personale që kishin rënë nga autori i krimit, pra shqiptarit, policia arriti të gjejë adresën e shtëpisë së tij dhe menjëherë shkuan t’a arrestojne. Duke arritur jashtë banesës së shqiptarit, policia gjeti makinën e parkuar të autorit të mbuluar me njolla gjaku, pasi ai kishte dëmtuar duart në përpjekjen e tij për të vrarë 45-vjeçaren. Pas kësaj, policia shkoi tek banesa e shqiptarit dhe u përpoqën të kontaktonin me të përreth një orë, por pa rezultat.

Përfundimisht, falë ndërhyrjes së vëllait të autorit të krimit, i cili e kontaktoi, bëri që burri të hapte derën. Ajo që panë punonjësit e policisë duke hyrë në banesë, nuk do harrohet shpejt dhe do t’a mbajnë mend gjatë gjithë jetës së tyre. Policët, pasi hyrën në shtepi gjetën autorin e krimit, në një lumë gjaku, me një plagë të hapur në bark dhe zorrë të dala. Pas tronditjes fillestare, ata e vunë në shtrat, i fashuan plagët për të ndaluar gjakderdhjen derisa arriti një ambulancë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu