Italia vazhdon me rekorde të reja ndaj Covid-19. Humbin jetën 445 persona

0

Është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Sipas raportit më të fundit të ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar pozitiv me Covid 34 505 raste të reja dhe kanë humbur jetën 445 pacientë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të të infektuarve me Covid ka shkuar në 824 879 mes të cilëve kanë humbur jetën 40,192.

Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Conte ka prezantuar edhe masat e reja kufizuese në lidhje me përhapjen e koronavirusit.

Conte në fjalën etij ka theksuar se në kuadër të masave kufizuese 4 rajone janë futur në zonën e kuqe, 2 portokalli dhe 14 të verdhë. Masat e reja futen në fuqi ditën e premte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu