Preken nga Covid-19 tre sekretare të Gjykatës së Elbasanit

0

 

Gjatë ditë së sotme, në gjykatën e Elbasanit janë shtuar rastet me të infektuar.

Burime për median bëjnë me dije se së fundmi kanë rezultuar pozitive me Covid-19 edhe tre sekretare në këtë institucion.

Më herët në gjykatë rezultuan të prekur katër pjesëtarë të tjerë dhe për këto raste u vendos mbyllja e përkohshme e gjykatës dhe disa shërbimeve.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 421 raste pozitive dhe shtatë viktima

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu