Çomo zbulon ‘dramën’ që përjeton brenda Infektivit

0

Nën drejtimin e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, PS vijon me prezantimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit, ku në krye të listës së Tiranës qëndron Najada Çomo, shefja e spitalit Infektiv.

Kjo e fundit e pyetur nga Veliaj, ka zbuluar dhe momentet më të vështira të punës së saj në spital, ku iu duhet tiu komunikojë familjarëve të viktimave, lajmin e hidhur të vdekjes së tyre.

“Në të vertetë, ka pasur momente të rënda kur komunikojmë me familjarët. Vuajtjen e atyre njerëzve brenda e shikojmë ne të gjithë, që bashkohemi me ta. Si do ti thuash një vajze apo një djali që ka humbur babanë, dukesh sikur je njeri i fortë, por në fakt vrapon që të mbyllësh celularin para kohe, vetëm që të mos dëgjojnë zërin tonë që është duke lotuar. Momente të tjera të vështira janë kur kolegeve tona, u kanë ndërruar jetë prindërit teksa kanë qenë të shtruar në spital.

Staf që kanë humbur familjarët e tyre, dhe të nesërmen janë po në punë. E ti mendon si kanë mundësi që ata gjejnë fuqinë për të punuar, dhe pacientët të mos e kuptojnë atë që ka ndodhur. Unë në raportet familjare jam shumë e shkëputur, e kam gjetur mirëkuptimin e bashkëshortit dhe vajzës, unë e kuptoj që jam njeri i bezdisur në familje, pasi bisedat e mija janë totalisht të lidhura me pjesën e spitalit.

Unë e kam shqetësimin për ekipin, që duhet të shohin baltën që hidhet nga jashtë kangjellave, dhe në fund thua dëgjo, unë duhet të shpëtoj dhe këtë dhe atë, dhe lëti ata që të flasin”, u shpreh Çomo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu