Të rinjtë përplasen me automjetin e policisë dhe hedhin kanabisin në rrugë. Emrat

0

Dy persona janë arrestuar nga policia ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi në momentin e thirrjes për policisë për të ndaluar ata kanë goditur me automjet, makinën e uniformave blu dhe janë tentuar të largohen. Në pranga janë vënë Elsjon Muzyri dhe Xhuljano Mollaj të cilët në momentin e ndjekjes,a kanë pasur në makinë rreth 340 gram kanabis.

Gjatë ndjekjes policia ka konstatuar se ata kanë hedhur nga automjeti i tyre sasinë e lëndës narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. M., 21 vjeç dhe X. M., 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L.

Pas informacioneve të marra nga Policia se këta shtetas posedonin lëndë narkotike në mjetin e tyre, nga ana e Policisë, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e mullirit” u organizua puna për ndalimin e tyre. Shtetasit e lartpërmendur nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, i kanë kundërshtuar ata duke goditur me mjetin e tyre mjetin e Policisë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Menjëherë shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje për kapjen dhe ndalimin e tyre. Gjatë ndjekjes konstatuan se këta shtetas kanë hedhur nga mjeti i tyre një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu