Covid-19 ndan një ndër çiftet e para me sindromën Down

0

Covid-19 ka ndarë një prej çifteve të para të martuara me sindromën Down. Tommy Pilling, 62 vjeç, nga Shoeburyness, Essex, vdiq më 1 Janar, dy javë pasi u prek nga virusi.

Pilling dhe gruaja e tij Maryanne festuan 25 vjetorin e martesës në korrik dhe mbroheshin që prej Marsit. Kunata e Pilling, Lindi Newman, shkroi në Facebook: “Unë do të mbaj mend mijëra kujtime që kam me të”.

Në deklaratë, në faqen e çiftit në Facebook, Newman tha: “Faleminderit që e bëre Maryanne kaq të lumtur dhe që ishe xhaxhai më i mirë që fëmijët e mi mund të kërkonin ndonjëherë. Faleminderit që ishe ti dhe e bëre botën një vend më të mirë, duke prekur jetën e milionave njerëzve vetëm duke qenë ti. Martesa të bëri kunatin tim, dashuria të bëri vëllain tim”.

Familja tha se Maryanne dhe Tommy – të cilët u takuan në një qendër trajnimi për njerëzit me aftësi të kufizuara në Southend-on-Sea në 1990 dhe i vetmi moment që kaluan 24 orë vetëm ishte kur Tommy duhet të merrte trajtim në spital.

Një shkrim në faqen e tyre në Facebook shtoi se Maryanne ishte “absolutisht e humbur” pa burrin e saj. Ata thanë se ai doli pozitiv për Covid më 16 dhjetor, disa ditë pasi ai u shtrua në spital se dyshonte të kishte pneumoni dhe pas rreth dy javësh ndërroi jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu