Avokati grek: 19-vjeçarja shqiptare po mbahet peng pa dëshirë nga dy burra

0

 

Vijon të jetë e mbuluar me mister zhdukja e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Greqi. E reja rezulton e zhdukur që prej 16 tetorit 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.

Rasti i një kufome femër që u gjet në një valixhe, e cila përfundimisht rezultoi se i përkiste një gruaje 38-vjeçare kineze, trishtoi familjen e 19-vjeçares, pasi kishin frikë se trupi i pajetë mund të ishte i Artemis, por për fat të mirë nuk u konfirmua.

Anastasios Dougas, avokati i familjes, thotë në protothema.gr se ka informacione se vajza është duke u mbajtur pa dëshirën e saj nga dy burra. Ai nuk përjashton mundësinë që ata të kenë bërë ndryshime në pamjen e 19-vjeçares.

“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur paruke, nuk e di. Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di asgjë, të flasë edhe në mënyrë anonime”, tha Dougas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu