COVID-19 në Elbasan/ Ja sa viktima dhe të infektuar ka gjatë 24 orëve të fundit,

0

Dy qytetarë nga Elbasani kanë humur jetën dhe 27 të tjerë janë infektuar me Covid.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 1079 raste të reja nga 6732 testime. Ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid. Viktimat janë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 138,391 që nga fillimi i epidemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu