COVID-19 në Kosovë, mbi 100 të infektuar dhe asnjë viktimë nga virusi në 24 orët e fundit

0

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 107 persona të infektuar me COVID-19.

Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga sëmundja.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.
Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.
Në total numri i rasteve aktive është 740.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu