Ballina AKTUALITET COVID-19, OBSH: Objektivat globale të vaksinimit nuk po përmbushen

COVID-19, OBSH: Objektivat globale të vaksinimit nuk po përmbushen

0

Qëllimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të vaksinuar të paktën 10 për qind të popullsisë në çdo vend të botës, deri në fund të shtatorit, nuk do të mund të përmbushen, sipas shifrave të fundit të organizatës së Kombeve të Bashkuara.

OBSH, që u ka bërë thirrje vendeve më të pasura të dhurojnë më shumë vaksina për vendet në zhvillim, ka paralajmëruar se dhjetëra vende, kryesisht në Afrikë, nuk janë askund afër vaksinimit të 10 për qind të popullsisë së tyre.

“Ne kemi nevojë për një angazhim global sot për të mbështetur vaksinimin e të paktën 40 për qind të popullsisë së çdo vendi, deri në fund të këtij viti”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus javën e kaluar, duke shtuar se objektivi tjetër ishte 70 për qind e popullsisë në secilin vend deri në mes të vitit të ardhshëm.

Sipas shifrave të OBSH-së, vetëm 0,15 doza vaksine për 100 banorë janë administruar në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), 0,87 në Çad dhe 1,5 në Madagaskar.

Për krahasim, Gjermania deri më tani ka pasur më shumë se 128 doza vaksine për 100 banorë, Kina pothuajse 146 dhe Kanadaja 147.

Kombet e industrializuara, edhe pse janë zotuar të dhurojnë më shumë se një miliard doza, deri më tani kanë dhënë më pak se një të pestën e asaj sasie.

Sipas OBSH -së, dy miliardë doza nevojiten urgjentisht për në vendet në zhvillim.

Tedros u bëri thirrje qeverive dhe bizneseve që të mundësojnë prodhim më të madh të vaksinave përmes transferimit të teknologjisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu