Covid-19 prek dy mësuese dhe punonjësen e bashkisë në Elbasan, pozitiv edhe shoferi i plazhistëve. Ja për kë bëhet fjalë

0

 

Covid-19 vijon të prekë institucionet. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 raste të reja në qytetin e Elbasanit

Abcnews.al bën me dije se dy prej tyre janë një mësuese në gjimnazin “Mahir Domi”, si dhe punonjëse e urbanistikës në bashkinë e qytetit.

Ndërsa i infektuar ka rezultuar edhe një shofer që bënte transportin e udhëtarëve nga Elbasani në drejtim të plazhit të Spillesë.

Bashkë me 9 rastet e sotme shkon në 175 numri i rasteve aktivë me Covid-19 në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu