Covid-19/ Rriten lehtë rastet e reja në Kosovë, asnjë viktimë deri tani

0
Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar vetëm 10 raste të reja me Covid-19, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 16 persona.

Kujtojmë se në këtë vend janë identifikuar 2 raste me variantin e ri Delta.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës. Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397. Në total numri i rasteve aktive është 152.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu