Covid-19 shtyn stërvitjen e Bayern Munich, katër lojtarë rezultojnë pozitivë

0

Bayern Munich ka konfirmuar se katër lojtarë dhe ndihmës-trajneri kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Klubi bavarez ka bërë të ditur se lojtarët janë Manuer Neuer, Kingsley Coman, Correntin Tolisso, Omar Richards dhe Dino Toppmoller.

Të gjithë janë në izolim dhe klubi bavarez po pret përgjigjete tamponëve të tjerë. Nga informacionet e fundit, mendohet se Neuer, Coman dhe Tolisso janë infektuar kur ndodheshin me pushime. Portieri ishte në Maldive, Coman në Dubai dhe Tolisso në Francë. Klubi bavarez do të zhvillonte përgatitjet më 2 janar, por kjo datë është shtyrë për datën 3 janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu