Do të ishte i lirë për një vit/ Zbulohet identiteti i të riut shqiptar që vari veten në burgun e Salernos

0

Është zbardhur identitetin e të dënuarit shqiptar, i cili u gjet i vetëvarur në burgun e Salernos në Itali.

Sipas RTV Ora shqiptari i vetëvarur quhet Arben.A datëlindja 2/08/ 1993.

Ndërkohë mësohet se vetëm pak muaj më parë ai kishte mbushur 28 vjeç.

Ahmeti ishte i dënuar për trafik droge e ishte dhe një përdorues droge.

Prej disa muajsh ndodhej në burgun e Salernos, pas vendimit përfundimtar të gjyqit ndaj tij, i cili e dënonte me heqje lirie deri në mes të vitit 2023.

Para se të futej në burgun e Salernos, viktima shqiptare ndodhej nën urdhër arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.

Sipas verifikimeve të bëra nga drejtoria e burgut të Salernos, shqiptari kryente video-thirrje të rregullta me familjarët e babain e tij në Shqipëri.

Shqiptari Ahmeti u gjet i vetëvarur në hekurat e qelisë së burgut të Salernos ku qëndonte i vetëm.

Ndërkohë që sipas mediave të huaja shqiptari është viktima e parë e vetëvrarë në burgjet italiane për vitin 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu