TIRANË– 6 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.
Njoftimi i MSH-së:
Situata: Janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki: 3 qytetarë në Tiranë, 1 në Fier, Delvinë, Vlorë. Janë 258 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,617 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Maj 2022)
Raste të reja ditore 6 Të shëruar në 24 orë 34 Të shtruar në spitale 7 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 407 Testime totale 1,813,289 Raste pozitive 275,372 Raste të shëruara 271,617 Raste Aktive 258 Humbje jete 3,497 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 168 Fier 26 Vlorë 22 Shkodër 8 Durrës 8 Lezhë 8 Korçë 6 Elbasan 5 Berat 3 Kukës 2 Gjirokastër 2