Çuçi:”Dua të mbahem mend si ministër i Brendshëm jo i Policisë”.

0

Në fjalën e tij të prezantimit si ministër i Brendshëm, Çuçi tha se do donte që kur të largohet nga ky post, do ishte arritje për të ta kujtonin si drejtues të kësaj ministrie dhe jo si ministër të policisë.

“Përveç angazhimit tim maksimal për të justifikuar besimin, doja të thoja vetëm një fjalë do kisha dëshirë që njerëzit të thonë që i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm dhe jo ministrit të Policisë dhe Rendit. Besoj se po nuk u kuptua ky organizëm si i tillë asnjë reformë nuk do të ketë gravitetin e duhur”, tha Bledi Çuçi.

Rama gjatë fjalës së tij falenderoi Çuçin për kontributin e tij, si një njeri që njeh mirë punët e brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu